Shteti i vogël ishullor, që është bërë lajm bote për shkak të procedimit kundërthënës të emigrantëve ilegalë nga Australia, ka kohë që është pllakosur nga të ligat. Ishulli është shndërruar në burim kritikash e akuzash për shkelje të të drejtave elementare të njeriut.
Por një seri e madhe raportimesh nga mediat ka vënë në pah së fundi gjendjen e mjerueshme që ka nisur të godasë edhe fëmijët refugjatë, transmeton “Koha Ditore”.
“Kemi nisur të shohim sjellje vetëvrasëse në mesin e fëmijëve, edhe te fëmijët e moshës tetë dhe dhjetëvjeçare”, thekson Louise Newman, profesoreshë e psikiatrisë në Universitetin e Melburnit, e cila punon me familjet dhe fëmijët në ishull.
“Është absolutisht gjendje krize” .