Dega e Shtetit Islamik në Afrikën Perëndimore e ka marrë përgjegjësinë të dielën për pritën javën e kaluar ku humbën jetën 33 ushtarë në Mali, sipas një deklarate të botuar në “SITE Intelligence Group”.
Në sulmin e të hënës në afërsi të qytetit verior Tessit, u lënduan edhe 14 ushtarë.
Shteti Islamik në deklaratë ka thënë se luftëtarët e vet kanë kapur tri automjete, si dhe armë e municion.
Grupi ka marrë përgjegjësinë edhe për sulmet nëpër zonën kufitare mes Malit dhe Nigerit, ku kanë humbur jetën dhjetëra ushtarë.