Kërcënimeve të ekstremistëve të ISIS nuk i ka shpëtuar as familja mbretërore britanike.
Së fundmi, në aplikacionin “Telegram” i cili sipas ekspertëve përdoret shumë nga ektremistët për të përçuar mesazhe të ndryshme, është postuar një foto e prince George nga shkolla ku i kanë bashkangjitur edhe mesazhe kërcënuese.
“Shkolla nis herët”, ishte ky mbishkrimi vendosur në foton e Prince George. Në mesazhin kërcënues, ishin përfshirë gjithashtu edhe një frazë e shkëputur nga një këngë xhihadiste e cila flet për luftë dhe hakmarrje.
“Kur lufta vjen me melodinë e plumbave, ne biem në mosbesim duke dashur hakmarrje”, shkruhej në mesazh bashkangjitur fotos së trashëgimtarit të vogël mbretëror.
Mesazhet kërcënuese në drejtim të princit George, ishin hetim i “Daily Star” dhe ekspertët janë shprehur se nuk duhet të neglizhohen paralajmërime të tilla.
Nuk ka ende një reagim zyrtar nga Pallati mbretëror, por flitet se janë shtuar masat e sigurisë në shkollën e prince George, ashtu si kurse edhe për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.