Joanna Palani është një 23-vjeçare, studente e filozofisë dhe politikës nga Danimarka. Po ja që ka ndodhur që të vihen 1 milion USD shpërblim për kokën e saj. Pse? Sepse e besoni apo jo, Joanna mendohet të ketë vrarë mbi 100 militantë të ISIS-it, ndërsa luftonte së bashku me forcat Peshmerga të Kurdistanit në Irak dhe në Siri!
Joanna, e cila është me prejardhje kurdo-iraniane, ka lindur në një kamp refugjatësh në Ramadi, Irak, pas Luftës së parë të Gjirit.
Ajo ka qëlluar për herë të parë me armë në moshën 19-vjeçe, kur ishte ende adoleshente, në 2014, kur la kolegjin dhe Kopenhagenin për Sirinë.
Ajo shkroi në Fb se ishte frymëzuar për të luftuar për të drejtat e grave dhe demokracinë, për vlerat evropiane që mësoi si një vajzë daneze. Ajo iu bashkua kryengritjes kundër qeverisë siriane në prag të Pranverës Arabe, duke luftuar si fillim regjimin e Assad dhe pastaj ISIS-in.