Deklaratat e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi të bëra në një konferencë për medie, të enjten, kanë trazuar debatin publik në Kosovë.
Analistë e politikanë po komentojnë prentendimet e Abazit për zhdukjen e provave të Astrit Deharit dhe i cili theksoi se ka pamje se kush i ka marrë ato.
E për këtë ka reaguar edhe analisti, Dardan Islami, i cili ka thënë se kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj duhet të flasë dhe të mos hesht.
Ai ka thënë se Molliqaj e ka vizituar më së shumti, Astrit Deharin në burg.
“Dardan Moliqaj di me shume se te gjithe per rastin Dehari, ai po e vizitonte rregullisht te ndjerin ne paraburgim. Deri kur do te hesht Moliqaj?” – ka shkruar ai në Facebook.