Analisti Dardan Islami tha se marrëveshja e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovën dhe Serbisë është, në fakt, dakordim i arritur para 5 vjetëve.
“Kurti e provoi me polici, Vuçiqi provoi me i tregu muskujt me ushtri. Në fund u dakorduan për një marrëveshje të dakorduar para 5 vjetësh. Të dytë ia shesin si fitore xhematit të vet”, ka shkruar Islami në faqen e tij në Facebook.
“Policia dhe ushtria u tërhoqën, tërheqja e vëmendjes u arrit, Amerika u kthye fuqishëm në lojë, pak besa edhe Rusia?”.
“Ta dijmë ku jemi”, ka theksuar Islami.