Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të martën ka pritur në takim përfaqësuesin e organizatës “Islamic Relief”, Blerim Gashi.
Përfaqësuesi i organizatës “Islamic Relief”, Blerim Gashi, ka treguar se organizata që ai përfaqëson ka shpreh vullnetin që t’i ndihmoj 100 familjeve të Komunës së Drenasit me pako ushqimore-higjienike.
Më këtë rast, kryetari Lladrovci ka falënderuar Gashin për këtë ndihmë dhe ka vlerësuar se përkrahja që po i bëhet qytetarëve në nevojë të Drenasit është shumë e mirëseardhur për të tejkaluar situatën e krijuar nga pandemia globale e virusit COVID-19.