Islanda është goditur nga më shumë se 50 000 tërmete në tri javë

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Me 130 vullkane në ishullin e tyre dhe aktivitetin sizmik të theksuar, islandezët janë mësuar me disa tërmete.

Por vullkanologët pohojnë gjithashtu se ata kurrë nuk kanë përjetuar atë çfarë e kanë përjetuar javët e fundit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Rreth 50,000 tërmete janë “kapur” në Gadishull në tre javët e fundit. Për krahasim, 40,000 goditje janë ndjerë atje gjatë gjithë vitit në vitin e kaluar.

Dhe ekspertët po flasin për një “ngjarje sizmike të paparë” që mund të jetë një shenjë e një shpërthimi të madh vullkanik.

Ndërkohë, korrenspodentja e BBC Europe, Jean Mackenzie, ka vizituar zonën dhe ka sjellë pamjet nga atje, përcjell Telegrafi.

“Është si të ecësh mbi një urë që lëkundet gjatë gjithë kohës”, thotë Ranvig Gudmundsdottir për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ajo jeton në fshatin e peshkimit në Grindavik, ku lëkundjet janë më të këqija. “Nuk kam frikë, thjesht jam lodhur”.

“… Ajo që më mungon më shumë është një gjumë i mirë. Ju zgjoheni pothuajse çdo natë. Ndonjëherë sepse e keni ndier tronditjen, ndonjëherë kur ka mbaruar ”, ka thënë një qytetar tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme