Ismail Dibrani emërohet drejtor i Shërbimit Korrektues

Prishtinë | 27 Tet 2023 | 15:54 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka emëruar Ismail Dibranin në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se për pozitën drejtor i përgjithshëm kanë aplikuar katër kandidatë dhe se Ismail Dibrani i ka plotësuar të gjitha kushtet, raporton Ekonomia Online.

“Për pozitën drejtor i përgjithshëm kanë aplikuar katër kandidatë. Pas testit me shkrim dhe intervistave, propozoj Ismail Dibranin për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës”.

Ismail Dibrani që nga prilli i këtij viti ka qenë ushtrues i detyrës së drejtorit të ShKK-së.

Para ushtrimit të kësaj detyre, Dibrani kishte mbajtur pozitën e drejtorit në Burgun e Dubravës.

Të ngjashme