Ismail Kadare edhe këtë herë s’e fiton Nobelin për Letërsi

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, nuk e fitoi çmimin Nobel as këtë vit.

Ai sot iu nda autores polake Olga Tokarczuk për vitin 2018 dhe austriakut Peter Handke për vitin 2019.

Për shkak të skandalit seksual që përfshiu Akademinë Suedeze vjet e shtyri çmimin për sivjet.

Edhe pse Kadare u përmend si ndër shkrimtarët që u çua pluhur për këtë çmim, ai sërish s’e mori.Klan Kosova.

Të ngjashme