Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Naim Ismaili, ka theksuar gatishmërinë dhe përgatitjen e plotë të PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u shprehur i bindur në fitoren e partisë dhe kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër, raporton Ekonomia Online.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Ismaili ka vlerësuar eksperiencën e Hamzës në drejtimin e Ministrisë së Financave, duke e cilësuar atë si një nga ministrat më të suksesshëm në historinë e Kosovës.
Sipas tij, përvoja e Bedri Hamzës ofron garanci për udhëheqjen e Kosovës në periudhën që po kalon.
“PDK-ja në këto zgjedhje ka hyrë shumë e përgatitur, lidershipi i partisë e ka një kandidat që i plotëson vlerat që realisht duhet t’i ketë një kryeministër, profesionale kombëtare vendimmarrëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës e dinë që Bedri Hamza ka qenë një nga ministrat më të suksesshëm të Ministrisë së Financave. Eksperienca e tij është një garanci që do të jetë kryeministri më i përgatitur që koha e kërkon sot për Kosovën. Çdo ditë elektorati është duke i ngritur me PDK-në dhe do të jetë fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, dhe besoj fuqishëm që Bedri Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës”, tha Ismaili.
Ai thekson se përvoja e Bedri Hamzës ofron garanci për udhëheqjen e Kosovës në periudhën që po kalon.
Ismaili theksoi gjithashtu se zgjedhjet janë një mundësi për qytetarët të zgjedhin liderët e duhur dhe beson fuqishëm se PDK-ja është partia më e përgatitur për të udhëhequr Kosovën drejt një të ardhmeje më të mirë.
“Është lista më e mirë që PDK-ja i ka ofruar Kosovës është shumë mirë e kompletuar dhe që dëshmojnë eksperiencën ndër vitesh për vendin. Një kombinim i tillë do ta bëjë të fuqishëm dhe kemi kategorinë e gruas shumë të fuqishme dhe lista jonë është më premtuese dhe oferta më e mirë për qytetarët. Do të jetë një shëndetësi që siguron qytetarët tonë, do të ketë zhvillim ekonomik, për një arsim që duhet të jetë në përputhje me tregun. Zgjedhjet janë një moment ky qytetarëve iu ofrohet mundësia të zgjedh më të mirin dhe mendoj që Bedri Hamza dhe PDK-ja është më e përgatitura”, tha Ismaili për Ekonomia Online.
