Ismaili dhe Kapitanoviq dhurojnë një autoambulancë për janjevasit

Prishtinë | 10 Mar 2018 | 13:55 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili bashkë me ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq dorëzuan një autoambulancë për komunitetin lokal në Janjevë.

Gjatë vizitës atje, ministri Ismaili tha se Ministria e Shëndetësisë nuk duhet ta ketë fokusin vetëm në qytetet e mëdha dhe t’i harrojë vendet e tjera jashtë Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

“Ne dhuruam një autoambulancë në komunitetin e Janjevës. Ju e shihni vetë që është një komunitet që ka nevojë për ndihmë dhe gjatë shërbimeve tona shëndetësore është mirë që nën një mos t’i harrojmë lokacionet e tjera që janë jashtë Prishtinës. Mos ta kemi fokusin vetëm në qytetet e mëdha, por ta kemi fokusin edhe në komunitetet e tjera ku ka nevojë, e po ashtu edhe ku jetojnë komunitetet e tjera joshqiptare.”

Ndërkaq, ambasadorja e Kroacisë, Marija Kapitanoviq tha se edhe pse komuniteti kroat është një komunitet i vogël, këto lloj ndihmash do ta bëjnë më të lehtë jetën e kroatëve që jetojnë aty.

“Jam e lumtur që kjo do të jetë në të mirë të të gjitha komuniteteve në Janjevë dhe do të kontribuojë edhe më shumë në integrimin e të gjitha komuniteteve”, shtoi ajo.

Të ngjashme