Ministria e Shëndetësisë ka organizuar ceremoninë përmbyllëse të studimit të fizibilitetit për ngritjen e infrastrukturës fizike të institucioneve shëndetësore dytësore dhe tretësore.
Uran Ismaili, ministri i Shëndetësisë, tha do të investohen 52.6 milionë € për të gjitha spitale në vend, raporton Ekonomia Online.
“Faleminderit që jeni pjesë që jemi mbledh për një prezantim që shpresoj që është e mirë për shëndetësinë në Kosovë”.
“Në mungesë të pajisjeve edhe pse kanë pasur kapacitet, qytetarët e Kosovës detyruar të kërkojnë shërim në vende tjera. Do vazhdojmë me pajisje të reja në sistemin shëndetësor të Kosovës”.
“Do t’i shohim mangësitë në vendin tonë. Parashihen 52.6 milionë euro, 26 milionë euro për spitale dhe 26 milionë euro për QKUK-në që do të mundohemi ta kryejmë brenda 2 dhe 5 viteve”.
Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, tha se janë të interesuar të investojmë në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në interesat e qytetarëve, raporton EO.
“Sipas mandatit që ka ministria e Financave jemi të interesuar të investojmë në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në interesat e qytetarëve “.
“Sa i përket historikut të këtij projekti, me ministrin e Integrimit Evropian dhe atë të Shëndetësisë në vitin 2017 kemi biseduar për mbështetjen e realizimit të studimit që sot po prezantohet”.
“Sipas standardeve të këtij projekti duhet të ketë mbështetjen e institucioneve në momentin kur fillon të aplikohet që në këtë rast është banka evropiane për investime”.
“Pasi që kjo bankë mbulon vetëm 50 për qind të projektit synojmë që pjesën tjetër ta angazhojmë Bankën Zhvillimore të Evropës. Ky studim do t’i ofroj të paktën 2 opsione që rrisin stokun e pajisjeve të shëndetësisë”.