Ismaili e nis ditën me vullnetarët: Faleminderit për angazhimin, ndryshimi po vjen!

Prishtinë | 22 Sht 2025 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka nisur javën me një video-mesazh falënderues drejtuar vullnetarëve, kandidatëve, aktivistëve dhe qytetarëve të kryeqytetit për mbështetjen dhe energjinë që po i japin gjatë fushatës.

“Mirëmëngjesi Prishtinë! Po e filloj ditën sot me një falënderim prej zemrës – për krejt vullnetarët, kandidatët dhe aktivistët tanë për angazhimin e madh, për ekipin tim të mrekullueshëm të fushatës, dhe për të gjithë ju qytetarë të dashur të Prishtinës që po na jepni kaq shumë mbështetje kudo që po vijmë. Falemnderit, shihemi në lagjet e juaja! Ndryshimi po vjen!”, u shpreh Ismaili.

Të ngjashme