Ismaili e Spahn me Marrëveshje, Gjermania ndihmon në jetësimin e sigurimeve shëndetësore

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 13:37 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës (MSh), Uran Ismaili ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Jens Spahn, raporton Ekonomia Online.

Të dy ministrat ranë dakord të përshpejtojnë zbatimin e reformave që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve duke rritur bashkëpunimin midis dy vendeve në sektorin shëndetësor.

Me këtë rast ministri Ismaili dhe ministri Spahn kanë nënshkruar Deklaratën e parë të Përbashkët në histori në mes të dy vendeve për bashkëpunim në shëndetësi.

Sigurimi shëndetësor, rritja e kapaciteteve menaxhuese në spitale përmes asistimit të ekspertëve gjermanë, kualifikimi i profesionistëve shëndetësorë, si dhe mbështetja e akreditimit dhe certifikimi i stafit shëndetësor janë pikat kryesore mbi të cilat do të orientohet bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.

Ministri Ismaili tha se zotimi që ka marrë sot nga Qeveria gjermane prek pikërisht dy ndër pikat më kyçe të sistemit shëndetësor kosovar: menaxhimin spitalor dhe sigurimet shëndetësore.

Ministri Ismaili shtoi se si shtet i ri që ka vuajtur nga mungesa e investimeve, Kosova duhet që shëndetësinë e saj ta projektojë dhe ndërtojë me mjetet më moderne të këtij shekulli, raporton EO.

 “Sot është një ditë historike për Kosovën se kemi një zotim të ministrisë së shëndetësi së gjermani për të ndihmuar shëndetësinë në Kosovë. Me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët kemi një zotim nga shteti gjerman për tu gjetur afër një shteti të ri për të krijuar një sistem shëndetësorë më të mirë, historikë pasi për herë të parë nënshkruaj një deklaratë të tillë”.

“…kjo marrëveshje do të krijoj mundësi për një sistem shëndetësorë të qëndrueshëm, do të jetë në gjendje ti mbroj qytetarët edhe nga varfëria. Kjo deklaratë e përbashkët është një dëshmuar që po mbështetemi në qëndrueshmëri që të mos mbesim me sistemin më të dobët në shoqëri”.

“Kualifikimi i profesionistëve shëndetësorë pikat kryesore, konkretisht presim të shkëmbejmë profesionistë. Sot diskutuam për krijimin e një qendre rajonale për, trajnimin e infermierëve, të cilët përbëjnë 70% të fuqisë punëtorë në shëndetësi. Qëllimi i Kosovës është të marrim praktikat më të mëdha evropiane”, tha Ismaili.

Në anën tjetër, ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, ka ranë dakord, se Deklarata e Përbashkët e Qëllimit fokusohet në tema me rëndësi për të dy vendet.

“Sfidat për sektorin e shëndetësisë në Kosovë dhe gjerman janë të ndryshme, e kemi popullsinë më të vjetër në Evropë ndërsa Kosova e ka popullsinë më të re, përtej këtyre dallimeve na bashkon një se të dy i detyrohemi shëndetit të qytetarëve të vendeve tona dhe është e arsyeshme të jemi të aftë të kemi shërbime të mirëfillta”.

“.. jam i lumtur që sot e kemi nënshkruar këtë deklaratë, dhe  kjo deklaratë e përbashkët di të jetë një element i rëndësishmen në sigurimi. Shëndetësorë, kemi fol edhe ma herët që të bashkëpunojmë edhe që të ndërtojmë një sigurim shëndetësor të ri, nga përvojat e fundit në Gjemani dëshirojmë të ofrojmë përkrahje dhe këshillim kemi vullneti të iu përkrahim”.

“Me këtë deklaratë kemi vënë themel për certifikimin dhe kualifikimin e e infermierisë. Gjermania ka nevojë për ardhjen e specialistëve të infermierisë duhet të jetë një proces i drejtë që të përfitojnë të gjithë, për këtë arsye ne dëshirojmë të ofrojmë shkollim të lartë, që njerëzit të ofrojnë shërbim edhe në Kosovë, një shkollim profesional nëpër shkolla që i referohet kualitetit gjerman”.

Të pyetur se çfarë do të përfitojnë dy popujt, dhe profesionistët shëndetësorë, Ismaili tha se marrëveshja u mundëson profesionistëve të certifikohen në bazë të kualitetit gjerman.

“…marrëveshja përcakton një bazë të gjerë, pika e parë na mundëson të kemi bashkëpunim, shërben që kapacitetet tona njerëzore t’ju mundësojë të certifikohen në bazë të kualiteteve gjermane. Për 20 vjet nuk kemi pasur një partner për të bashkëpunuar dhe tani e kemi shtetin Gjerman”, tha Ismaili.

Ministri gjerman tutje shtoi se përmes kësaj marrëveshje do të ketë shkëmbim të ekspertëve, të përvojave dhe do të jenë të gatshëm t’i ndihmojnë Kosovës me përvojën e tyre.

“Do të ketë këmbim të ekspertëve ndërtim të spitaleve, por behët fjalë se si konkretisht mund të ofrojmë përkrahje ku kërkohet ndihma jonë, dhe përkrahje për implementimin e sigurimit shëndetësorë, ne me ekspertizën tonë do të jemi në gjendje të ofrojmë përkrahje ku do që na ofrohet”.

Sipas tij, Gjermania aktualisht kërkon 50 deri 60 mijë infermier dhe këtë numër do ta përmbushin me profesionist të vendeve tjera siç është edhe Kosova.

 “Ne aktualisht kemi nevojë për 50 deri 60 mijë infermierë, këtë numër të madh mund të mbushim me njerëz të Kosovës, dhe vendeve tjera. Kosova është shteti i parë me të cilin kemi nënshkruar marrëveshje të tillë”.

Vizita e ministrit gjerman Spahn në Kosovë vjen pas takimit që ministri Ismaili kishte me të në Berlin vitin e kaluar. Kjo është hera e parë një ministër gjerman i shëndetësisë viziton Kosovën.

Në të njëjtën kohë, kjo vizitë nis edhe formalisht bashkëpunimin në mes të dy vendeve në fushën e shëndetësisë.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2385759298415241/?notif_id=1563178028934414&notif_t=live_video_explicit

Të ngjashme