Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, e ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se nuk i ka ndërmarrë të gjitha masat parandaluese ndaj këtij Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.
Ismaili tha se qeveria Kurti duhet të marr disa masa për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje.
Ai tha se karantina ka qenë masë që është përdore nga gjitha shtetet.
“Apelojmë te qytetarët që ta ruajnë qetësinë dhe të mos bëjnë panik. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të mos e lejojmë shpërndarje e virusit”.
“Duhet të ngritur disa çështje dhe hapa që duhet ndërmarrë urgjentisht. Është fat që Kosova është një ndër vendet e fundit të prekura nga kjo pandemi”.
“Mungesa e veprimeve për izolim ndaj personave të kthyer nga shtetet me rrezik të lartë e ka rritur rrezikun në Kosovë. Çdo person që vjen nga vendet e prekura duhet vendosur në karantinë për 14 ditë. Kjo e mbron edhe të infektuarin edhe popullatën”.
“Jemi të shqetësuar nga ankesat e disa komunave që vijnë për mungesën e materialit të nevojshëm. Kjo rrezikon mjekët dhe infermierët. Ne ju themi qytetarëve që të kenë kujdes dhe të izolohen. Janë mjekët ata që e bëjnë betejën e parë. Qeveria Kurti duhet të ndërmarrë masa që ta sigurojë personelin shëndetësor”.
Fjalimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Në këtë situatë të vështirë, tashmë kur kemi rastet e para në Kosovë me coronavirus, apelojmë te qytetarët që të mos kenë panik dhe ta ruajnë qetësinë. Na duhet një kohezion më i madh shoqëror dhe politik, për t’i dërguar qytetarëve një porosi të qartë se do te bëjmë gjithçka që është e mundur – që mos të lejojmë shpërndarjen e virusit.
E kam ftuar këtë konferencë, i bindur moralisht dhe profesionalisht, se ka nevojë të ngritën disa çështje – e disa hapa që duhet të ndërmerren urgjentisht, për ta parandaluar shpërndarjen e virusit dhe për ta kaluar këtë gjendje me sa më pak pasoja. Është fat që Kosova është një ndër vendet e fundit që është prekur nga ky virus. Kjo kohë është dashur të shfrytëzohet nga institucionet që të marrin shembujt më të mirë nga vendet tjera për mbrojtjen e personelit shëndetësor dhe qytetarëve.
Disa çështjeve nga Qeveria Kurti është dashur t’u jepet seriozitet më i madh. Këto shqetësime i kam ngritur edhe në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi para 3 javësh. Është fatkeqësi që personave të ardhur nga Italia nuk janë vendosur në karantinë për 14 ditë, duke ua kufizuar lëvizjen dhe kontaktin me të tjerët, por u është lejuar të sillen nëpër qytetet e tyre, të marrin pjesë në aktivitete shoqërore dhe kështu ta ekspozojnë popullatën para virusit. Karantina ka qene masa që është përdorur nga të gjitha shtetet. Vetëm nga Kosova jo.
Karantinat janë përdorur në dy forma: Karantinë të organizuar nga shteti, ose vetë-karantinë në shtëpi/banese.
Këto karantina kanë qene te mbikqyruara nga policia, per mos lejuar shperndarjen e virusit. Mungesa e veprimeve per izolim te personave, te ardhur ne Koosve nga shtetet me rrezik te larte, sic eshte Italia, na ka shtuar rrezikun e per shpërndarjen e virusit ne Kosove. Cdo person qe vjen nga vendet e prekura – duhet te vendoset ne karantine per 14 dite. Kjo eshte mase qe e mbron edhe te infektuarin, edhe popullatën. Mungesa e këtij veprimi – eshte nje gabim qe duhet te përmirësohet urgjentisht.
2 Nje tjetër çështje me rendesi eshte – testimi i shpeshte. Kete e kane bere shtetet qe suskseshem kane arritur ta parandalojnë shpërndarjen e virusit. Ne Kosove, deri me tani, sipas informatave zyrtare, i kemi 140 testime.
Mendoj se kjo eshte e pakte, duke e ditur se personat e prekur – sic po raportohet – kane pasur konatakte me qeindra njerëz. Numri i ulet i testimeve – rrit mundësinë e infektimeve. Qeveria Kurti duhet qe urgjentisht te filloje testimin me te shpeshte, duke mos neglizhuar zingjirin e mundshëm te personave qe kane rene ne kontakt me te prekurit nga virusi. OBSH e rekomandon saktësisht kete. Pra, qe shtetet duhet t’i gjejnë dhe t’i testojnë te gjithë personat e dyshuar. “Ju nuk mund te luftoni me nje virus, nëse nuk e dini ku ndodhet ai. Gjetja, izolimi dhe testimi – janë mundësi për ta thyer zingjrin transmetues. Cdo personi qe e gjejmë, e parandalon përhapjen e virusit”.
3 Jemi te shqetësuar nga raportimet qe vijnë nga komunat e shumta, per mungese te madhe te pajisjeve mbrojtëse per personelin shëndetësor, si ne spitale rajonale, ashtu edhe ne qendrat e mjekësisë familjare. Mungesa e materialit te nevojshëm, maskave, dorezave, dezinfektuesve dhe mjeteve te tjera mbrojtëse – rrezikon drejtpërdrejt mjeket dhe inferimeret, qe janë dera e pare ku qytetari troket per ndihme.
Derisa na u themi qytetareve qe te kenë kujdes, te mbajnë distance njeri me tjetrin, te izolohen, janë mjeket dhe infermieret qe janë te vijnë e pare – duke bere betejën kundër kësaj sëmundje. Qeveria Kurti duhet menjëherë, sot, te marre masa per mbrojtjen e personelit shëndetësor.