Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Uran Ismaili tha se në dhjetor të këtij viti bëhen 12 milionë euro që janë blerë barna më lirë sesa në vitin 2016.
Ismaili që ka udhëhequr me Ministrinë e Shëndetësisë tha se në rastin e barnave është bërë hajni. Për këtë ai ka dhënë edhe shembuj se si është bërë ky abuzim.
“Për shembull një bari që është shitur 8 euro në barnatore, i njëjti është blerë nga Ministria e Shëndetësisë 24 euro. Arsyeja se nuk pasur ndalje të abuzimeve me barna është se nuk ka pas vullnet politik”, tha Ismaili në Debat Plus.
Ai tha se deri më tani e vetmja Kosova që nuk ka pas rregullore për kontroll të cmimeve dhe këtë e ka vendos me ardhjen e tij në krye të MSH-së.
Sipas Ismailit furnizimi me barna është shumë më mirë sesa ka qenë, edhe pse sipas tij ka calime por ka përmirësime në këtë sektor.