Ismaili i siguron punëtorët shëndetësorë: Nga dhjetori, pagat me rritje

Ferizaj | 30 Gus 2019 | 12:36 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili pas inspektimeve të punimeve  në spitalin e ri në Ferizaj, ka vazhduar vizitën e tij në Spitalin e Përgjithshëm të kësaj komune, raporton EkonomiaOnline.

Ismaili punëtorëve shëndetësorë u ka ofruar mbështetje, ndërsa ua ka përmendur edhe pagat në rritje.

Sipas tij me rritjen e pagave të personalit shëndetësor është mundësuar kompensimi mundit të tyre.

“Ajo që po mundohemi të bëjmë është përkrahja ndaj jush qe ju të jeni sa më afër pacientëve. Ajo që kemi luftuar ka qenë ngritja e rrogave për personelin shëndetësor e kemi bërë. Ne kemi besuar në profesionalizim e juaj dhe kemi dashur që ta kompensojmë në një far forme, rrogat me rritje do t’i merrni nga dhjetori, mos keni gajle për atë punë ajo punë është përfunduar në dy nivele”, ka përfunduar Ismaili

Para mantelbardhëve foli edhe i pari i Ferizajit, Agim Veliu.

Ai u shpreh falënderues për mbështetjen e ministrisë se shëndetësisë

“Shprehim mirënjohje për atë që po bëhet dhe po vazhdohet të bëhet në sektorin e shëndetësisë. Ne kemi disa projekte me ministrin Ismaili që po vazhdojnë në mënyrën e duhur. Ajo që ju kam premtuar dhe që do ta  bëjmë dhe parkingun më të mirë që ka komuna e Ferizajt”, përfundoi ai.

Të ngjashme