Ismaili mobilizon drejtorët, premton furnizim me barna

Prishtinë | 28 Jan 2018 | 18:37 | Nga

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, sot ka thirrur në takim drejtorët e Spitaleve Rajonale dhe ata të klinikave në QKUK, së bashku me udhëheqësit e Barnatores Qendrore, me të cilët ka diskutuar për furnizimin me barna.

Ai ka thënë se në këto spitale dhe klinika duhet dhe do të ketë furnizim stabil me barna.

“Spitalet Rajonale dhe klinikat e QKUK-së do të kenë furnizim më të mirë me barna dhe me material shpenzues. Që kjo të ndodhë sa më parë, sot thirra në takim mobilizues drejtorët e klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve rajonale, si dhe udhëheqësit e Barnatores Qëndrore”, ka treguar Ismaili.

“Nga ta kërkova që të shtojnë përgjegjësinë dhe bashkëpunimin mes tyre, dhe të jenë agjentë të ndryshimit të gjendjes në këtë sektor”, ka shtuar ai.

Ismaili ka thënë se ky mandat do të jetë mandat i ndryshimit në shëndetësi, dhe se ai të jetë aleat dhe mbështetës i të gjithë atyre që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij ndryshimi.

Të ngjashme