Ismaili nderon rënien heroike të Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës në 41-vjetorin e tyre

Prishtinë | 11 Jan 2025 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka kujtuar 41 vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, figura të shquara të çështjes kombëtare.

Ajo theksoi kontributin e tyre në fillimet e rezistencës kundër okupatorit serb dhe rëndësinë e veprës së tyre në ngjarjet historike si lëvizjet studentore të viteve ’80 dhe Luftën e Kosovës.

Ismaili theksoi se veprimtaria e Malajt dhe Berishës, nga mërgata në përpilimin e planeve të rezistencës deri tek lufta e armatosur, është një trashëgimi e paçmuar për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“41 vite nga rënia e Rexhep Malajt e Nuhi Berishës, figurave të ndritura të çështjes kombëtare shqiptare. Rexhepi dhe Nuhiu përbëjnë bërthamë në fillet e rezistencës kundër okupatorit dhe regjimit serb, e cila do të merrte jehonë të madhe në njërën nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit, lëvizjeve studentore që u shndërruan në demonstrata të përgjithshme  në fillim të viteve 80-ta. Kodra e Trimave do të shënonte përfundimisht sublimin e veprës së tyre, rënien heroike gjatë luftimit me forcat serbe, më 11 dhe 12 janar, 1984”, ka njoftuar ajo.

Ismaili theksoi se veprimtaria e Malajt dhe Berishës, nga mërgata në përpilimin e planeve të rezistencës deri tek lufta e armatosur, është një trashëgimi e paçmuar për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Veprimtaria e tyre, fillimisht në mërgatë, me përpilimin e planeve për rezistencë ndaj okupatorit, e pastaj botimin dhe publicistikën kombëtare, e deri tek rezistenca e aramtosur, përbën për ne trasim rruge në përpjekjën për ndërtimin dhe të ardhmen e shtetit tonë.  Zoti e shpërbleftë veprën e tyre dhe na bëftë të mos e harrojmë përpjekjen e atdhetarëve në rrugën e popullit tonë për liri dhe pavarësi”, ka thënë Ismaili.

Të ngjashme