Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka vizituar në QKUK fëmijën e parë që lindi në vitin 2018. Ai ka treguar përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social Facebook se gjendja e fëmijës dhe e nënës është e mirë.
Ky është postimi i plotë i Ismailit:
“Ndërrimin e moteve, së bashku me Arizonën, e kaluam me stafin e palodhur të klinikës së Emergjencës dhe Gjinekologjisë. Në Gjinekologji, në orën 00:00, lindi edhe fëmija i parë për këtë vit, i gjinisë mashkullore. Nëna dhe Ajni i vogël janë mirë. Me këtë lajm të gëzuar ua uroj vitin e ri 2018. Pritshim vetëm gëzime ??”.