Kandidatja nga radhët e PDK-së për deputete, Besa Ismaili ka thënë se PDK-ja po prinë në shumë zona të vendit me përkrahjen e marrë nga qytetarët, raporton Ekonomia Online.
Ismaili ka publikuar foto nga një tubim në Shterpcë si dhe në Firajë, ku shkruan se PDK-ja po dominon dhe këtu.
“Në Shtërpcë në tërësi dhe në Firajë në veçanti nuk e dominojnë prehjen vetëm natyra dhe harmonia, por edhe Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë ajo.