Deputeti i PDK-së Uran Ismaili ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Veseli me rastin e ndarjes nga jeta të babait të ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Ismaili tha se Fazli Veseli, lirinë e Kosovës e ka pasur qëllim.
Postimi i plotë:
Nderim të përhershëm Fazli Veselit, fryma patriotike e të cilit edukoi dhe inspiroi ata që lirinë e Kosovës e kishin qëllim. Pas një jete plot beteja, paqe të përjetshme për të!Ngushëllimet më të thella kryetarit Veseli dhe familjes së tij!