Kandidatja për deputete nga PDK, Besa Ismaili, ka shprehur angazhimin e saj për zhvillimin e rajonit të Novosellës së Pejës dhe Lugut të Leshanit, duke theksuar rëndësinë e këtij rajoni si një trashëgimi historike dhe një burim të madh mundësish për të ardhmen.
Ajo ka shprehur bindjen se ky rajon ka mundësi të mëdha për t’u zhvilluar dhe se është koha që të investohet për të përmirësuar kushte jetese, mundësi punësimi dhe infrastrukturë. Besa Ismaili ka ftuar qytetarët që të angazhohen për një të ardhme më të mirë dhe për të shfrytëzuar potencialin që ky rajon ofron.
“Jam Besa Ismaili, jam lind e jam rrit në Veriun e Mitrovicës. Jam nën e tre fëmijëve. Jam profesorësh e gjuhës angleze në Fakultet. E dua shumë Kosovë dhe popullin tim”, ka thënë ajo në atë tubim.