Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili , gjatë seancës së sotme ka thënë se janë marrë të gjitha hapat nga Ministria e Shëndetësisë që të rriten pagat për të gjithë profesionistët shëndetësor në Kosovë.
“Pagat do të rriten për të gjithë profesionistët shëndetësor. Ne tashmë kemi marrë të gjitha hapat e nevojshme dhe të gjitha dokumentet i kemi dërguar në Ministrinë e Administratës Publike. Çka është më e rëndësishmja, për herë të parë profesionistët shëndetësor do të kenë këso rritje pagash dhe kthim të dinjitetit të tyre”, ka thënë ai.
Gjatë seancës, ministri Ismaili ka treguar edhe për futjen në paga të qindra specializantëve, punësimin e 90 mjekëve e specialist dhe 141 infermierëve vetëm gjatë këtij.
“Kosova ka një sektor të shëndetësisë i cili ka qenë i pa plotësuar me profesionistë shëndetësor për një kohë të gjatë. Ne kemi bërë një buxhet për 300 vende të reja të punës në SHSKUK, ku janë punësuar 37 mjekë specialistë dhe në QKUK 2 specializantë të kardiologjisë. Në procedurë kemi konkurs edhe për 28 specialistë të spitaleve të përgjithshme apo 23 mjekë të profileve të ndryshme për QKUK, do të arrijnë numrin në 90 mjekë që do punësohen gjatë këtij viti”. Për të parën herë sektori i shëndetësisë do të ketë kategorizim të pagave do ti kthehet dinjiteti i vet, që gjatë viteve të kaluara nuk e ka pas”, ka thënë Ismaili.