Sekretari i PDK-së Uran Ismaili ka thënë se nga kjo parti janë të gatshëm për zgjedhje.
“Bashkë e çojmë në këmbë Kosovën. Gati për 14 shkurt” ka shkruar në Facebook ai.
Poashtu Ismaili ka shtuar se PDK-ja është një histori e dashurisë për Kosovën.
Postimi i plotë:
PDK është një histori e dashurisë për Kosovën. Është dashuri që nuk mbaron kurrë, për vendin dhe qytetarin. Bashkë e çojmë në këmbë Kosovën. Gati për 14 shkurt.