Ismaili për drogimin dhe dhunimin e 14-vjeçares: Një akt i tillë brutal dhe barbar nuk ka vend në shoqërinë tonë

Prishtinë | 04 Nën 2024 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja Besa Ismaili ka dënua ashpër aktin e urryer të drogimit dhe përdhunimit seksual në grup të vajzës 14-vjeçare, që u raportu se ka ndodhur në Prishtinë.

Ajo ka theksuar se një akt i tillë brutal dhe barbar nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe duhet të përballet me dënimin më të ashpër të mundshëm!

“Trauma fizike dhe emocionale për viktimën është e paimagjinueshme dhe tërëjetësore”, ka shkruar Ismaili, në Facebook.

Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve që të hetojnë me shpejtësi rastin, të nxjerrin autorët para drejtësisë, të thonë emrat e tyre, dhe të garantojnë sigurinë dhe mirëqenien e viktimës.

“Është thelbësore që ne si shoqëri të qëndrojmë bashkë për të denoncuar dhe dënuar akte të tilla dhune dhe të punojmë për një shoqëri më të sigurtë dhe më të drejtë për të gjithë”.

“Solidarizim dhe empati për viktimën dhe familjen e saj”, përfundon reagimi i saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme