Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se institucionet publike në Kosovë për një kohë të gjatë janë përballur me faktin e blerjes së barnave të cilat kanë qenë me çmime më të larta sesa ajo që ka furinuar tregun privat.
Këto komente ai i bëri në tryezën e organizuar nga Organizata “Demokraci Plus” ku u debatua për Draftin e Udhëzimit Administrativ për Përcaktimin e Çmimeve të Barnave dhe Pajisjeve Medicinale.
Ai shtoi se ka pasur tendencë që të përsëritet një gjë e tillë, duke krijuar mundësi për abuzim coftë të zyrtarëve institucional apo operatorëve ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, ky edhe ka qenë qëllimi që e kanë nisur këtë procese që të parandalojnë abuzimin e parasë publike.
“Sot është takimi i dytë me qëllim që të kemi diskutuam sa më konstruktiv i cili na ndihmon ne finalizimin e draftit. Është e rëndësishme të ngritët në diskutome publike. Institucionet publike në Kosovë për një kohë të gjatë janë përballur me faktin e blerjes së barnave të cilat kanë qenë me çmime më të larta sesa ajo që ka furinuar tregun privat. Jo gjithnjë por ka pasur kohë pas kohe tendencë që të përsëritet një gjë e tillë, duke krijuar mundësi për abuzim coftë të zyrtarëve institucional apo operatorëve ekonomik”.
“Ky edhe ka qenë qëllimi që e kemi nisur këtë proceset që të parandalojmë abuzimin e parasë publike, duke ditur në anën tjetër që buxheti i ministrisë është i limituar. Në diskutimet tona të brendshme kemi kërkuar asistencë nga OBSh, me të cilën kemi filluar një diagonistimi të situatës pastaj të shkojmë te zgjidhjet”.
“Vetëm Kosova dhe Bjellorusia nuk kanë mekanizma të rregullimit te çmimeve në barnat që i blejmë. Ky mekanizëm për rerefillimin e çmimit është rregull që duhet të ndodh, jemi tu e përqafu një rregull që vetëm ekziston. Ky diskutim do të vazhdojë edhe me institucione të brendshme, në mënyrë që të marrim te gjitha sugjerimet se ti ky draft të jetë i aplikueshëm e të mos jetë i tillë që të përjashtohet gjatë procesit. Kjo është nevojë që duhet të arrijmë, është e rëndësishme të kemi një bazë ligjore për rregullimin e çmimeve”.
“Sa i përket transparencës, e kam promovua idenë qe të ketë transparencë në sektorë, të gjitha hulumtimet që i bëjmë janë të publikuara. Kjo është një rrefull në Evropë qe te jetë transparente mënyra se si arrihet deri te një çmim të barnave. Kjo po behët që qytetari i Kosovës të këtë një sektor shëndetësor më të mirë dhe efektiv. Jemi të hapur që të mos jetë tryeza e fundit, nëse ka nevojë për komente tjera jemi të gatshëm të marrim pjesë në tryeza tjera”.
Isuf Zejna, menaxheri i Programit në D+, tha se në këtë proces janë të rëndësishme baza ligjore, margjinat e fitimit të barnave që do të rimbursohen.
“Është një udhëzim i cili ka për qëllim të rregulloj. Ajo qe na ka shty të organizojmë këtë takim, ka qenë fakti që kemi për here të pare një bazë të tillë ligjore. Disa prej çështjeve që janë të rëndësishme, është se sa kemi bazë ligjore për një udhëzim të tillë. Çështje të tjera janë edhe margjinat e fitimit te barnave që do të rimbursohen. Në Shqipëri kemi vërejte se margjinat variojnë 8 deri 24 për qind, Maqedonia. Është me rëndësi që këto çmime të përcaktohen në mënyrë transparente, ehe komisioni është mire të ketë përfaqësues te organizatave, të cilët do të ishin si vëzhgues. E rëndësisë është edhe çështja e ankesave”.
Saranda Ramaj nga Instituti Columbus, dhe gazetare në gazetën Koha Ditore, tha se kanë realizuar një hulumtim të kontratave të ministrisë së shëndetësisë dhe sipas saj 200 produkte janë blerë me çmime abuzive.
“Ne kemi përfunduar një hulumtim për kontratat e ministrisë së Shëndetësisë dhe ka dalë që rreth 200 produkte janë blerë me çmime abuzive. Rritja e çmimeve ka ndodhur nga 100 deri në 2 mijë për qind”.
Arianit Jakupi, këshilltar nga “Kosovo Health Project”, tha se qëllim i udhëzimit është edhe caktimi i një çmimi fiks për rimburësim.
“Grupet kanë punuar mjaft gjatë, ka pasur diskutime edhe me aktere të jashtëm. Me OBSh kanë qenë edhe eksperte të tyre në Kosovë për udhëzimin administrativ. Qëllimi i këtij udhëzimi është Të përcaktoj një maksimum të çmimit që mund të paguaj ministria dhe pjesa e dyte është caktimi i një çmimi fiks për rimburim, përcaktohet fondi”.
Në diskutim kanë marrë pjesë edhe anëtarë të komisionit parlamentar për shëndetësi.