Ismaili përshëndetet me Hovenierin: Kosova do të të kujtojë gjithmonë si një dashamir dhe mik të vërtetë

| 27 Dhj 2024 | 11:42 | Nga

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili është përshëndetur me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, duke shprehur mirënjohje për përkushtim dhe profesionalizëm në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë ‘puna e Hovenierit dhe angazhimi stoik duke mos hequr dorë asnjëherë nga  dialogu dhe bashkëpunimi  mbeten një shembull frymëzues për të gjithë’.

“Në këtë moment të largimit, shpreh mirënjohjen time të thellë për ambasadorin Jeffrey Hovenier, i cili shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm në Kosovë gjatë një periudhe sfidash dhe rreziqesh të mëdha rajonale. Puna e tij e palodhur dhe angazhimi stoik duke mos hequr dorë asnjëherë nga  dialogu dhe bashkëpunimi  mbeten një shembull frymëzues për të gjithë. Kosova do të të kujtojë gjithmonë si një dashamir dhe mik të vërtetë”, ka thënë Ismaili.

Të ngjashme