Ismaili pret ekspertin e OBSh-së, nisin politikat për Prishtinën e shëndetshme

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 12:47 | Nga

Me ftesën e ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të qëndrojnë në Kosovë tre ekspertë të OBSH-së për të ndihmuar në krijimin e politikave për Qytete të Shëndetshme.

Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur Ismaili me anë të një statusi në Facebook.

“Sot nisa ditën me ekspertin e OBSH-së, profesorin John Ashton, me të cilin patëm një diskutim shumë të mirë implemetimin e misionit të OBSH-së për qytete të shëndeteshme edhe në vendin tonë”, ka thënë Ismaili duke shtuar. “Pas disa viteve me radhë që Prishtina renditet në mesin e qyteteve më të ndotura në botë, disa muaj më parë unë kam iniciuar një iniciativë për ta ftuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë që të na ndihmoj në krijimin e një politike për Qytetet e Shëndetshme (Healthy Cities), si politikë afatgjate për ndryshimin e gjendjes në qytetin tone”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë, transmeton Klan Kosova.

Ai ka njoftuar se kjo iniciativë do të shtrihet edhe në Ferizaj dhe Obiliq, mirëpo Prishtina do të ketë rolin kryesorë në krijimin e rrjetit të qyteteve të shëndeteshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme