Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me anëtarët e ri të bordit drejtues të shërbimit spitalor dhe klinik universitar, menjëherë pas zgjedhjes se tyre, vizitën e parë së bashku e kanë bërë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
Ministri Ismaili ka thënë se do të rritet buxheti për shëndetësinë, por edhe kërkesa për llogaridhënie do të jetë më e madhe se në të kaluarën.
“Kam kënaqësinë që jam në Spitalin e Prizrenit që u shërben shumë qytetarëve”, ka thënë Ismaili.
“Ne e dimë që shëndetësia nuk është në gjendje siç ju e dëshironi, prandaj kemi vendos që të dalim në teren. Ne do ta rrisim buxhetin, por do të kërkojmë edhe llogaridhënie më të madhe dhe përgjegjësi më të madhe”.
Ndërsa drejtori i Spitalit, Afrim Avdaj, ka thënë se e kanë të qartë se ministria dhe ekipi i ri e kanë marrë seriozisht dhe me përkushtim ndryshimin e gjendjes për të mirë.
“Nuk kemi kohë për të humbur dhe së bashku shpresoj se do të bëjmë shumë për shëndetësinë”, deklaroi Avdaj.