Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mentor Ismaili ka treguar se ka takuar aktivistët nga Shala, Krojmiri, Baica dhe Resinoci.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Ismaili ka thënë se u ka dhënë një mesazh të fuqishëm aktivistëve të këtyre vendeve.
Sipas tij, Shala nuk është vetëm një trevë e lavdishme e Lipjanit. Ajo është një nga gurthemelet e historisë sonë më të re kombëtare.
Postimi it ij i plotë:
Shala – djepi i qëndresës dhe rruga e lirisë
Mbrëmë patëm kënaqësinë të takojmë aktivistët e Shalës, Krojmirit, Baicës dhe Resinocit, për t’i dhënë zë një mesazhi të fuqishëm: Stop krizës, ta ndryshojmë Kosovën!
Shala nuk është vetëm një trevë e lavdishme e Lipjanit. Ajo është një nga gurthemelet e historisë sonë më të re kombëtare. Kjo tokë heroike ishte portë e rezistencës dhe rrugë e triumfit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pikërisht nga këto anë nisi udhëtimi historik drejt Rambujesë, ku u vulos rruga e lirisë dhe fitores së Kosovës.
Shala me rrethinë ishte pararojë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kleçkë, duke mbajtur mbi supe barrën e sakrificës dhe krenarinë e luftës çlirimtare.
Në këto troje jehon ende zëri i luftëtarëve dhe udhëheqësve që i dhanë drejtim kauzës sonë kombëtare. Emrat e Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli mbeten të lidhur ngushtë me epopenë e lirisë, me organizimin, sakrificën dhe vizionin që e çoi Kosovën drejt çlirimit dhe shtetndërtimit.
Sot, ashtu si dikur në kohët vendimtare, Shala dhe gjithë kjo anë e Kosovës vazhdojnë të jenë në ballë të betejave për një të ardhme më të mirë. Me të njëjtin ideal, me të njëjtën dashuri për vendin dhe me të njëjtin besim në fitore, po marshojmë drejt një Kosove më të zhvilluar, më të fortë dhe më dinjitoze.
Shala ka ditur gjithmonë të qëndrojë në anën e duhur të historisë. Edhe kësaj radhe do të jetë aty ku shkruhet fitorja.
#PDK125
#BedriHamza1
#fitimselimi37
#mentorismaili100
#argjendtasholli80
#fidansmaili110