Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, e ka quajtur hajn ministrin aktual, Armend Zemaj, pasi ky i fundit mori një vendim për shfuqizimin e vendimit administrativ për rregullimin e çmimit të barnave, e pastaj e anuloi atë vendim.
“S’ka term më të rëndë se hajn, se e kisha quajtur edhe më rëndë se hajn”, ka deklaruar Ismaili, nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Kushdo që në formë të vetëdijshme apo pavetëdije, kthen një ambient të tillë (kriminal), është një rrezik për gjithë ne”, ka thënë ai në Rtv Dukagjini.
‘’Vendimi i Zemajt, shokues. I çuditshëm, por edhe i rrezikshëm. Ka pasur mundësi të kriminalizohet mënyra e blerjes së barnave”, ka deklaruar ai.