Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili,u është kundërpërgjigjur disa deputetëe rreth reformave në shëndetësi githashtu ka folur edhe për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë.
Ismaili në fjalën e tij në Kuvendin ka thënë se me krijimin e Koncept-Dokumenteve është mbushur ministria dhe ato nuk janë reforma për të cilat ka nevojë shëndetësia.
Ai ka shtuar edhe një herë që do të vazhdojë reformën e tij ku në qender ka qytetarin, barnat dhe materialin shpenzues, të ulë shpenzimet e qytetarëve dhe të krijojë shërbime të reja të cilat kanë munguar deri më sot.
“Reforma sipas jush nënkupton një dokumnet strategjik shumë të mirë, ta lëmë në raft, të vijmë këtu dhe të rrahim shuplakë, e qytetari përsëri të mos ketë barna, përsëri të mos ketë shërbim, përsëri të maltretohet nga barnatorja në barnatore, të maltretohet nëpër klinika. Më fal, nuk jam për këso reforma. Nuk jam”, ka thënë ai.
“Nuk dua të bëjë reforma me dokumente që nuk I përdorim e qytetari jonë të kenë shpenzimet më të larta në rajon. Ju po më thuani që t’u bëjë një Koncept-Dokument, kurse nuk ke krijuar një system të qëndrueshëm të furnizimit me barna. Ministria e Shëndetësisë ka rënë në kolaps për shkak të mungesës së menaxhimit. Krejt dokumente e kam ministrinë, kursë ju, punëtorët shëndetësor nuk i keni materialet bazike. Për çfarë reforme po flasim këtu? Unë do të punoj për qytetarët deri të rregullojmë furnizmin stabil me barna, të krijomë shërbime të reja dhe të zbusim varfërimin e tyre si shkak i shpenzimeve në shëndetësi”, ka përfunduar ai.