Ismaili thotë se VV nuk bëri ndryshim për gratë: U kthye në zhgënjim të thellë tek qytetarët

Prishtinë | 09 Jan 2025 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Partia që erdhi në pushtet me sloganin e ndryshimit, nuk vonoi të tregojë se ndryshimi nuk ishte për gratë, por për interesat e një elite të ngushtë politike, ka thënë kandidatja për deputete nga PDK-ja, Besa Ismaili, raporton Ekonomia Online.

Në zgjedhjet e fundit, ajo thekson se LVV  fitoi bindshëm me 51% të votave, duke u bërë simbol i shpresës dhe ndryshimit për qytetarë, veçanërisht për gratë që i besuan premtimet për barazi dhe përparim shoqëror

“Megjithatë, pas triumfit në kutitë e votimit, ky entuziazëm u kthye në zhgënjim të thellë tek qytetarët dhe diaspora, pikërisht tek gratë. Partia që erdhi në pushtet me sloganin e ndryshimit, nuk vonoi të tregojë se ndryshimi nuk ishte për gratë, por për interesat e një elite të ngushtë politike.”, ka shkruar ajo

Ismaili thotë se “kjo tradhti ndaj grave nuk është vetëm një dështim moral, por edhe një humbje për të gjithë shoqërinë”.

Të ngjashme