Ministri në detyrë i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka reaguar për pezullimin e Ligjit për Paga nga Gjykatës Kushtetuese si dëshpërues dhe zhgënjyes për punëtorët shëndetësorë.
Ismajli është shprehur se ky vendim e rrezikon përpjektjen e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalim të ikjses së profesionistëve shëndetësorë nga vendi.
“Vendimi i sotëm i Gjyaktës Kushtutese për të pezulluar implementimin e Ligjit për Paga deri me 30 mars të vitit 2020 është sa zhgënjyes, aq edhe frustrues. Profesionistët shëndetësorë, krahas punëtorëve tjerë të sektorit publik, nga fundi i këtij muaji është dashur t’i marrin pagat e tyre me rritje. T’u thuhet tani, dy javë para se ata të gëzojnë paga të dinjitetshme, të pritura me dekada, se ata do të vazhdojnë të paguhen siç janë paguar deri më sot, është shumë dëshpëruese. Për dy vite pandërprerë kemi punuar që të përmirësojmë kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë dhe t’u sigurojmë atyre paga të dinjitetshme që të qëndrojnë në Kosovë. Ky vendim rrezikon tej mase përpjekjet tona për ndaljen e ikjes së profesionistëve shëndetësorë nga vendi ynë. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me pezullimin, zvarritjen dhe rezistencën që po i bëhet këtij ligji. Profesionistët shëndetësorë nuk e meritojnë këtë trajtim”