Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se Ismajl Ajeti është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur sot.
Ademi gjatë këtij kuvendi tha se i tregoi planet të cilat FFK-ja i ka karshi Lidhjeve Rajonale të Futbollit, e në veçanti, sipas tij, të LRFP-së, si lidhja rajonale masovike.
“E urova kryetarin Ismajl Ajeti për rizgjedhjen në këtë pozitë me vota unanime, teksa i përgëzova delegatët e LRFP-së për kompaktësinë dhe unitetin e treguar për punën e përbashkët në zhvillimin e futbollit”, tha Ademi.
Më tej, Ademi tha se përkushtimi i FFK-së për reforma, përmirësim të kushteve të infrastrukturës si dhe për edukim të kuadrove të reja të futbollit do të vazhdojë edhe në të ardhmen.