Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili i është përgjigjur akuzave të Kadri Veselit, i cili tha se “Fisi ka pare më shumë se krejt na”.
Në Facebook, Ismaili i ka përjetuar me gëzim momentet e Veselit në Kuvend, duke thënë se është bukur kur Kadri Veseli ndihet i pafuqishëm.
Ndërsa, thotë se do të prezantoj të ardhurat dhe pasurinë e tij së shpejti.
Komenti i plotë:
Momentet më të bukura në Kuvend janë kur Kadri Veseli ndihet i pafuqishëm edhe edhe vetë ia nxjerrë vetes e dostave duçat. Na akuzoi që po bajmë fushatë, pa e dijtë që ai vetë po na ban fushatën ma të mirë. Flm, Kadrrush.
Për të ardhunat e mia, në statusin e rradhës, veç dej t’e nxjerri deklarimin e pasunisë, meqë u krye seanca pa mu dhanë fjala.