Ismajli: Shumë shpejt do të furnizohemi me barnat që mungojnë

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 11:32 | Nga

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli, gjatë përgjigjëjeve të pyetjeve parlamentare, bëri të ditur se ka nënshkruar një kontratë e cila ka të bëjë me furnizimin e klinikave me medikamente.

Deputeti Haxhi Avdyli ishte ai që i bëri pyetje ministrit se pse ka mungesë të madhe të barnave e sidomos të atyre të leukemisë.

Ministri Ismajli tha se dje ka nënshkruar kontratën për këtë barnë dhe shumë shpejt do tu përgjigjet nevojave.

“Ne po përballemi me një mungesë të madhe të barnave. Barnën që ju e përmendët është në procedurë dhe dua të njoftoj që kontrata është nënshkruar dje dhe shumë shpejt do tu përgjigjet nevojave. Unë po bëjë çmos që të kemi një sistem të menaxhimit më të mirë”

Të ngjashme