Kandidati për deputet, Uran Ismaili, tha se në programin e PDK-së parashihet shtimi i numri të personelit në të gjitha Qendrat e Kujdesit të Mjekësisë Familjare.
Ismali, gjatë vizitës në Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ka falënderuar personelin për shërbimin që u kanë ofruar qytetarëve.
Në vijim statusi i tij i plotë:
Personeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë po bën një punë të jashtëzakonshme në përballje me pandeminë. Sot i falënderova për shërbimin ndaj qytetarëve, por edhe për vetëmohimin, sepse gjysma e stafit kanë qenë edhe vetë të infektuar nga virusi. Pikërisht për rëndësinë e madhe që ka për shëndetin e qytetarëve, në planin tonë për Rimëkëmbjen e Shëndetësisë shtyllë kryesore është fuqizimi i mjekësisë primare. Do të shtojmë personelin në të gjitha QKMF-të në Kosovë, për të siguruar mjekë dhe infermierë për çdo familje në vend. #PDK134 #HoxhajKryeminister #UranIsmaili2