Gjilani ka pësuar humbje 1-0 ndaj Ballkanit në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra gjilanase nuk krijoi edhe aq shumë shanse serioze për gol, derisa vendasit shënuan në fund të takimit për t’i marrë tre pikë.
Pas ndeshjes nuk është deklaruar kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, por intervistën e ka dhënë ndihmës trajneri, Alban Hyseni.
“Do ta respektojmë kampionatin deri në fund edhe pse jena jashtë objektivave është një mundësi e mirë m’i shikua futbollistët që janë për vitin tjetër”, ka thënë Hyseni pas ndeshjes për Art Sport.
Gjilani vazhdon të jetë në vendin e katërt, derisa Ballkani është rikthye në krye të tabelës më 64 pikë, aq sa ka edhe Drita në të dytin.