Ismet Munishi do t’i rikthehet bankinës nga sezoni tjetër.
Ish kampioni i Kosovës me Vushtrrinë, nga sezoni tjetër do të drejtojë Besën e Pejës në Ligën e Parë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Munishi ka zbuluar se nga sezoni tjetër do të drejtojë Besën e Pejës, që këtë sezon humbi vendin në Superligë, duke rënë në Ligën e Parë.
“Jam shume krenar dhe i privilegjuar qe do te jem trener i klubit te madh Besa. Dje premtova qe do ta beje ni status per Besen”, ka shkruar Munishi në Facebook.