E nisi Bekim Shotani, e vazhdoi Sami Sermaxhaj, e mbylli Gani Sejdiu. Kjo ishte ecuria e Ballkanit me trajnerë në edicionin e kaluar.
Përfundimi ishte i lumtur, pasi skuadra nga Suhareka siguroi mbijetesën, ndërsa arriti edhe deri në gjysmëfinale të Kupës.
Me Gani Sejdiu, marrëveshja e klubit ëshë mbyllur me përfundimin e sezonit. Kryetari i Ballkanit, Arsim Kabashi, sqaron të ardhmen e trajnerit tek Ballkani.
“Një herë do ta përfundojmë sezonin komplet. Së pari do të bisedojmë me trajnerin actual për vazhdimin e kontratës, pasi kemi pasur kontratë vetëm për këtë sezon. Nëse nuk vazhdojmë me trajnerin Sejdiu, do të shohim pastaj”, thekson Kabash për Gazetën Olle.
I pyetur nëse janë në bisedime me trajnerin Ismet Munishi, ai shtoi: “Me Munishin kemi miqësi të mirë, por nuk kemi diçka më shumë”.
Kompania e Kabashit, Cima Group, është “infuzioni” i Ballkanit, të cilët në dy vitet e fundit i kanë mëshuar shqelm krizave financiare.