Isni Kilaj del sot para gjykatës, brenda 48 orësh pas paraqitjes vendoset se a do të mbahet në paraburgim apo lirohet

Prishtinë | 04 Nën 2023 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Ish-Kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, është arrestuar të enjten nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ai është transferuar dje në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, derisa paraqitja e parë e tij është caktuar të mbahet sot, në orën 10:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, raporton Express.
Në njoftimin e lëshuar për media nga Dhomat e Specializuara të Kosovës thuhet se “urdhri për arrestimin e Isni Kilajt u lëshua nga Prokurorja e Specializuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare sipas nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019, kodi nr. 06/L-074 (KPK) dhe shkelje të fshehtësisë së procedures sipas nenit 392 të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Ligji).”

“Paraqitja e parë do të jetë seancë publike, gjatë të cilës Gjykatësi i Vetëm siguron që Isni Kilaj është informuar për arsyet e arrestimit të tij dhe se po respektohen të drejtat e tij sipas Ligjit dhe Rregullores, ndër të cilat e drejta për përfaqësim juridik. Brenda 48 orësh pas paraqitjes së parë, Gjykatësi do të vendosë në lidhje me mbajtjen e mëtejshme në paraburgim ose lirimin e Isni Kilajt”, thuhet tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Isni Kilaj u arrestua dje në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të urdhrit për arrestim të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Isni Kilaj u transferua sot në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në bazë të urdhrit për transferim të lëshuar nga Gjykatësi i Vetëm i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Urdhri për arrestimin e Isni Kilajt u lëshua nga Prokurorja e Specializuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare sipas nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019, kodi nr. 06/L-074 (KPK) dhe shkelje të fshehtësisë së procedures sipas nenit 392 të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Ligji).

Zyra e Prokurorit të Specializuar kreu arrestimin me mbështetjen e policisë së Kosovës dhe të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Sipas Ligjit, policia në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë për të ushtruar kompetencat që i janë dhënë policisë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës.

Sipas Ligjit, kushdo që arrestohet në bazë të urdhrit të Prokurorit të Specializuar, nxirret para një gjykatësi të Dhomave të Specializuara brenda 48 orësh pas arrestimit të tij ose të saj.

Paraqitja e parë e Isni Kilajt është caktuar të mbahet të shtunën, 4 nëntor 2023, në orën 10:00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Paraqitja e parë do të jetë seancë publike, gjatë të cilës Gjykatësi i Vetëm siguron që Isni Kilaj është informua për arsyet e arrestimit të tij dhe se po respektohen të drejtat e tij sipas Ligjit dhe Rregullores, ndër të cilat e drejta për përfaqësim juridik. Brenda 48 orësh pas paraqitjes së parë, Gjykatësi do të vendosë në lidhje me mbajtjen e mëtejshme në paraburgim ose lirimin e Isni Kilajt.

Paraqitja e parë mund të përcillet në internet, me një vonesë të shkurtër, në faqen https://ëëë.scp- ks.org/sq/transmetim.

Seanca mund të përcillet edhe nga galeria për publikun e sallës së gjyqit në mjediset e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Krahas kësaj, DHSK-ja ka qendrën për mediat ku gazetarët mund të punojnë dhe të përcjellin procesin me një vonesë të shkurtër.

Gjykimi për aktakuzën e ngritur më 2007 për krim të organizuar dhe vepra tjera penale, propozohen si dëshmitarë dy policë
Read more

Të ngjashme