Policia raporton se sot ka arrestuar një person për verpën penale ‘mashtrim’.
Sipas Policisë ky person është paraqitur si viktimë e rrëmbimit e një rasti të mëhershëm.
“Lidhur me rastin ‘rrëmbim’ të ndodhur me datën 05.06.2019, personi i paraqitur si viktimë e këtij rasti, gjatë intervistimit nga hetuesit e sektorit rajonal për hetime pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, del se i njëjti ka mashtruar njërin nga personat e dyshuar të arrestuar në rastin e rrëmbimit, kinse do t’ia gjente atij veturën dhe një bagëti të cilat i janë vjedhur të njëjtit, duke i kërkuar një shumë të hollash të cilat nuk ia ka kthyer”.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit rasti është cilësuar ‘mashtrim’ dhe i dyshuari, i cili në rastin e parë ishte viktimë e rrëmbimit, dërgohet në mbajtje”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Policia.