Një i ri është therrur shtatë herë me thikë në fshatin Saradran të Istogut.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetë.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 17:40. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha zëdhënsi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi për Klan Kosovën.