Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se ka shqiptuar pesë gjoba për mos respektim të orarit të lëvizjes në Istog, njofton Klankosova.tv.
“Për mos zbatim të masave, në 24 orët e fundit në zonën e përgjegjësisë të Stacionit Policor në Istog, nga zyrtarët policor, janë shqiptuar pesë (5) flet gjoba ndaj personave fizik me nga dyqind (200) euro, të cilët nuk e kanë respektuar orarin e lëvizjes sipas ligjit anticovid.” thuhej në një njoftim për media të policisë.
Tutje apelohej që qytetarët t’i respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-së kundër shpërndarjes së COVID-19.