Istog: Plagoset aksidentalisht nga shoku i tij një i mitur

Prishtinë | 20 Sht 2020 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Policia në raportin 24 orësh njofton se një person i moshës se mitur ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që aksidentalisht është lënduar nga arma e zjarri nga shoku i tij, po ashtu i mitur.

Mes tjerash policia njofton se për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuarit dhe është konfiskuar pistoleta me tre fishek.

“Fsh. Kaliqan, Istog 19.09.2020 – 16:45. Viktima mashkull kosovar (i mitur) ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që aksidentalisht është lënduar nga arma e zjarri nga shoku i tij, i dyshuari mashkull kosovar (i mitur). Janë arrestuar dy të dyshuarit dhe është konfiskuar pistoleta me tre fishek, një predhë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme