I riu nga Istogu, Dolind Bujupaj, ka vdekur për shkak të një aksidenti që pësoi dhjetë ditë më parë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.
“I tronditur nga vdekja e hershme e nipit tim Dolindit, ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre qe e njohën”, tha Berisha në një postim në Facebook.