Istrefi: Në Telekom po emërohen militantë me shirita të kuq

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 13:20 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, në një konferencë për medie ka reaguar ndaj shkarkimit te dy anëtarëve të bordit të Telekomit dhe emërimi i dy të tjerëve, të cilët i quajti ai militantë të Vetëvendosjes.

Istrefi tha se këto vendime politike po e dëmtojnë ndërmarrjen publike, raporton  Ekonomia Online.

Me tej, ai e quajti shkelje ligjore edhe thirrjen e mbledhjes së sotme të bordit. Për të cilën tha ai se Telekom ka rregulloren që i rregullon thirrjet e mbledhjes.

Isterfi ka thënë se ndërmarrjet publike po dëmtohen duke emëruar në borde militantë të Vetëvendosjes. Sipas tij, qëllimi i Kurtit është që të kthehen sërish Z-Mobile.

“Mbrëmë pas orarit të punës në orën 18:30 kam pranuar  një email nga kryesuesi i Bordit që dy anëtarë janë larguar dhe zëvendësuar me dy të tjerë. Këto vendime politike nuk i bëjnë nderë institucioneve”.

“Forma se si është thirrur mbledhja e jashtëzakonshme përbën shkelje ligjore. Kemi rregullore që e rregullon procesin e një thirrje”, tha ai.

Ai ka kërkuar nga të emëruarit e  VV-së që të mos e dëgjojnë Albin Kurti pasi sipas tij nuk penalizohet ai,  por vet ata. Isterfi tha  që të  mos të dëgjohet ai që shkel do ditë Kushtetutën.

“Dënimi pritet të jetë 10-15 vite. vendimet që i merr Albin Kurti t’i zbatojnë militantet me shiritat e kuq në institucione, nuk penalizohet Albin Kurti po ai që merr vendime. Mos të dëgjohen njerëzit që shkelin çdo ditë kushtetutën”, shtoi Istrefi.

Istrefi ka folur edhe për padinë e dërguar lidhur me masën e sigurisë për bordin, nëse është i ligjshëm apo i jashtëligjshëm.  Por që tha ai, se ky është e paligjshme dhe Telekomi ka fakte.

“Padinë e kam dërguar me 17 prill, e kam kërkuar propozimin e masës e sigurisë se vet bordi si është ardhur i përkohshëm dhe i jashtëligjshëm, mua më bën të dyshoj se vendimet e tyre të mos i zbatoj. Ky bord nuk ka ardhur në cilësinë e eksperteve, por urdhrave politik. Ne kemi fakte që ky bord është i jashtëligjshëm”, shoti Istrefi.

Ai tha se qëllimi i Albin Kurtit është që ta rikthejë kontratën e me Z-Mobile.

“Qëllimi i Albin Kurtit është i qartë dëshiron ta rikthej Z-mobile. Dëmin e kemi 80 milionë nga ky auditor. Anëtarët e bordit kanë të kaluar kriminale. Dy muaj kanë ardhur vetëm një vendim e kanë marrë që është në interes të korporatës”.

“Rozeta Hajdari thotë se do të shkarkojë menaxhmentin në një medium. Kush je ti me kërkuar shkarkimin e menaxhmentit? Në vend së të merren me stabilitet financiar merren me shkarkime”, tha ai.

Ai tha se po bëhet fjalë për kapjen e institucionit nga militantët e Vetëvendosjes. 

“Nuk ka bazë ligjore thirrja e mbledhjes. këtu po flasim për kapjen e institucioneve e futjen e militanteve të caktuar. Janë të gjithë militantë të VV-së në bord pa përjashtim”, shtoi istrefi.

Të ngjashme